Pershkrim i shkurter:
Menaxhimi i Mbetjeve te Rrezikshme (MMR) eshte nje ceshtje kritike e shendetit publik dhe e sigurise pasi ndikon te njerezit dhe ne mjedis. Menaxhimi i papershtatshem i mbetjeve te rrezikshme krijon rreziqe te larta dhe ngarkesa financiare per te gjithe. Projekti. "Kryeqytetet bashkepunojne per sfidat e perbashketa ne menaxhimin e mbetjeve te rrezikshme - Jerevan, Varshave, Tirane" eshte krijuar per te sjelle permiresime te konsiderueshme ne MMR, duke siguruar zgjidhje inovative dhe bashkepunuese per qeverite lokale, kompanite dhe qytetaret. Ne te gjithe duhet te zbatojme 5R-te (Refuse, Reduce, Reuse, Repurpose, Recycle): Refuzojme, Zvogelojme, Riperdorim, Tjetersojme, Riciklojme, ne menaxhimin e mbetjeve dhe ta bejme ate ne menyre te zgjuar dhe bashkepunuese.
Ndersa nevoja per te zhvilluar strategji dhe mjete te menaxhimit te mbetjeve te rrezikshme eshte e pranishme, projekti ofron nje plan veprimi te qendrueshem per te siguruar qytete te sigurta dhe te pastra, ajrin, ujin: thene thjesht nje mjedis te shendetshem dhe te sigurte te jeteses. Menaxhimi efektiv i mbetjeve te rrezikshme do te kete nje ndikim afatgjate ne mjedis, komunitet dhe ne nivel individual te shendetit dhe sigurise, duke minimizuar keshtu barren e qeverise. Qellimi final i menaxhimit efektiv te mbetjeve te rrezikshme, do te rrise cilesine e jetes se qytetareve.
Permbledhje e veprimtarive
Ekipi i projektit, ne bashkepunim te ngushte me grupet e interesit, synon te forcoje qeverisjen lokale ne menaxhimin e mbetjeve te rrezikshme nga partneriteti qytete -me- qytete, pjesemarrje me e madhe e qytetareve dhe perfshirja e praktikave me te mira, me fokus ne Jerevan, Varshave dhe Tirane.
Logjika e projektit ndjek kornizen perkatese:
Kryerja e nje studimi gjitheperfshires dhe vleresimi i nevojave si nje pike fillestare e bazuar ne deshmi (evidence)
Prezantimi i zgjidhjeve te permiresuara teknike, organizative, zgjidhje 'smart' per MMR
Rritja e ndergjegjesimit dhe pjesemarrjes se qytetareve ne MMR
Berja e MMR nje praktike e perditshme.
Bazuar ne sa me siper, projekti synon te
1) Forcoje aspektet e qeverisjes lokale te bazuar ne prova permes zgjidhjeve teknike dhe organizative per MMR,
2) Te rrise ndergjegjesimin dhe pjesemarrjen e qytetareve ne menaxhimin e mbetjeve te rrezikshme,
3) T'i jape perparesi menaxhimit efektiv te mbetjeve te rrezikshme ne qytetet partnere.
Projekti pritet te ndikoje mbi 6 milion njerez si perfitues te drejtperdrejte.
Praktikat me te mira evropiane do te promovohen dhe realizohen, me financimin e Bashkimit Evropian