24.05.2023


U zhvillua sot më 24 Maj 2023, në ambjentet e shkollës së mesme "Sami Frashëri" konkursi me video sensibilizuese dhe informuese për menaxhimin e mbetjeve urbane, mbetjeve të rrezikshme dhe 5 R-të, si dhe një demonstrim i punimeve të nxënësve me materiale të riciklueshme.
3 nxënës të shkollës sonë morën cmim si vidoet më të mira ndërgjegjësuese dhe informuese në fushën e menaxhimit të mbetjeve.
Konkursi u zhvillua në bashkëpunim më Bashkinë Tiranë dhe Shoqatën Milieukontakt Albania në kuadër të projektit “Kryeqytetet bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme - Jerevan, Varshavë, Tiranë” dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.