01.12.2021


Konferencën Ndërkombëtare në Tiranë

"DREJT QYTETEVE MË TË PASTRA DHE TË GJELBËRTA"

Drejtoria e Përgjithshme e Integrimit, Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Ekonomik e Bashkisë Tiranë, me 1 Dhjetor 2021, organizoi Konferencën Ndërkombëtare me titull "DREJT QYTETEVE MË TË PASTRA DHE TË GJELBËRTA".
Konferenca trajtoi temave kyçe që lidhen me parandalimin dhe menaxhimin e mbetjeve komunale dhe mbetjeve të rrezikshme shtëpiake, duke përfshirë një prezantim të një studimi mbi situatën e 3 qyteteve; Tiranë, Jarevan dhe Varshavë.
Znj Ornela Cuci, Zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi gjatë konferencës mbi politikat qeveritare si dhe angazhimin e qeverisë shqiptare mbi prespektivën e së ardhmes në fushën e menaxhimit të mbetjeve.
Z.Genci Kojdheli, Drejtor i Përgjithshëm Drejtoria e Përgjithshme e Projekteve Strategjike & Investimeve të Huaja në fjalën e tij u përqëndrua mbi rëndësinë e politikave vendore mbi menaxhimin e mbetjeve të rrzikshme. Ai prezantoi jo vetëm angazhimin e Bashkisë Tiranë në projektin HWM, por edhe pasqyroi rëndësinë e incentivave e ndryshme mbështetëse në nivel lokal për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.
Gjatë konferencës aktorët e shoqërisë civile partnerë të Bashkisë Tiranë prezantuan eksperiencat, modelet pozitive të menaxhimit të mbjetjeve si dhe mësimet e nxjerra prej tyre. Partnerët e Projektit nga qytetet; Jerevandhe Varshavë prezantuarn studimin si dhe modelet e aplikimit të 5 R-ve në qytetet partnere të projektit.
Konferenca u zhvillua në kuadër projektit "Kryeqytetet që bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme - Jerevan, Varshavë, Tiranë" e financuar nga BE-ja.
Projekti "Kryeqytetet bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme - Jerevan, Varshavë, Tiranë" është krijuar për të sjellë përmirësime të konsiderueshme në MMR, duke siguruar zgjidhje inovative dhe bashkëpunuese për qeveritë lokale, kompanitë dhe qytetarët. Projekti synon të:
1) Forcojë aspektet e qeverisjes lokale të bazuar në prova përmes zgjidhjeve teknike dhe organizative për MMR,
2) Të rrisë ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme si dhe 3) T’i japë përparësi menaxhimit efektiv të mbetjeve të rrezikshme në qytetet partnere.